Daut Haradinaj i përgjigjet Boiken Abazit: Unë jam djalë Kosove

Aktuale

Daut Haradinaj i përgjigjet Boiken Abazit: Unë jam djalë Kosove

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 20:52
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se është i biri i Kosovës dhe jo i Serbisë. Ai nuk ka pranuar të komentojë shumë deklaratat e sekretarit për marrëdhënie me jashtë të VV-së, Boiken Abazi, i cili kishte thënë se kush e konsideron nënë Shqipërinë, Serbinë e ka babë.

“Nuk e kisha komentu hiç. Ai e dinë mirë se ashtu nuk është sepse Kosova dhe shumica, mbi 90 për qind janë shqiptar të ndershëm dhe kanë hequr keq, unë nuk mendoj se askush nuk ka meritë ku është lindur në Vlorë a në Deçan. Mendoj se jemi si gjeneratë se jemi me fat që e kemi përjetuar çlirimin e Kosovës. Duhet të ndjehemi krenar. Unë jam djalë i Kosovës dhe jam i sigurt se edhe fëmija e mi dhe nipat e mi prapë do të jenë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj për Radio Dukagjinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat