Thaçi nga Shqipëria: Shpend Ahmeti ta zhvillojë Prishtinën

Aktuale

Thaçi nga Shqipëria: Shpend Ahmeti ta zhvillojë Prishtinën

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 23:04
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi derisa është duke folur në Opinon përballë Blendi Fevziut, ka potencuar se Prishtina është ndër qytetet më të pazhvilluara në Kosovë.

Ai ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duhet të merret me qytetin dhe zhvillimin e tij.

Thaçi ka thënë ndër tjera se marrëdhëniet e tij me Edi Ramën, si institucionale si në raport privat janë të shkëlqyera.

Presidenti  atje është duke folur për debatin e ditëve të fundit për raportin Kosovë – Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat