Thaçi: Asnjë lider shqiptarë s’është takuar më shumë se unë me ata serbë

Aktuale

Thaçi: Asnjë lider shqiptarë s’është takuar më shumë se unë me ata serbë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 23:08
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, duke folur për vizitën e Edi Ramës ditë më parë në Shqipëri, ka thënë se vet është takuar më shumë se asnjë lider tjetër shqiptarë me liderët serbë.

Ndera ka thënë se askush nuk do të mund të caktonte agjendën e tij, si president i Kosovës se me kënd duhet të takohet.

Ai këtu është lidhur me atë, se nëse Edi Rama do të duhej të fliste për Kosovën në Beograd.

“Rama mund të flas për Kosovën. Kurse Kosovën mund ta përfaqësojnë vetëm institucionet e saj.”

“Vetëm rregullimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë nënkupton rregullim të marrëdhënieve të shqiptarëve me Serbinë.”

“Pajtimi është i paevitueshëm. Këtë po e pengon e kaluara, por nuk duhet të punojnë me agjenda të së kaluarës.”

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi kalon përmes Prishtinës.

“Asnjë lider shqiptar nuk është takuar më shpesh me liderët serbë, për shkak të agjendës që kemi pasur.”

“Mohimi i kontributit të Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës është padijeni e plotë dhe injorancë.”

“Unë nuk pyes as Tiranën as ndo kë tjetër për takimet që bëjë”, ka shtuar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat