Hoxha: Viktimat e trafikimit janë vajzat e reja

Aktuale

Hoxha: Viktimat e trafikimit janë vajzat e reja

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 00:00
Valdet Hoxha

Valdet Hoxha, zëvendësministri i punëve të brendshme ka thënë se sa i përket trafikimit në aspektin seksual në Kosovë viktima janë vajzat e reja.

“Kryesisht janë femrat e moshës së re që keqpërdoren pëer punësime të paligjshme”.

“Sa i përket trafikimit në aspektin seksual janë femrat e moshës së re por policia e Kosovës ka mbërri me identifiku një numër të tyre dhe ato janë trajtuar te entet sociale”.

Duke folur në Ballë për Ballë, Hoxha ka thënë se nuk ka raste kur viktimat kanë qenë burrat.

“Nuk kemi ndonjë rast ku vikitmë ka qenë ndonjë burrë”.

“Raportit i DASH-it edhe këtë vit ka dalë me të gjetura të njëjta dhe ne si Kosovë jemi të kënaqur me rangimin në listën e njëjtë në këtë raport”.

“Por në ranglistën e vendeve të Evropës jemi në vendin e njëjtë si në vitin e kaluar”.

“Në raportin që ka publikuar DASH-i një nga vendet e rajonit është një shkallë më poshtë Serbia”.

Ndërsa Hoxha ka theksuar ka kapacitete për luftimin kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“Kosova ka kapacitete për luftën kundër  trafikimit të qenieve njerëzore”.

“Tash jemi në fazën e konsolidimit të këtyre mekanizmave ka edhe rezultate”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat