“Qeveritarët i bënë 3000 veteranë pa qenë në luftë”

Aktuale

“Qeveritarët i bënë 3000 veteranë pa qenë në luftë”

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:46
ilustrim

Kryetari i ri i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tka thënë  se listën e veteranëve e ka fryrë vetë Qeveria.

Ai thotë se qeveritarët kanë sjellë mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati thotë se nuk e dinë ku kanë qenë në luftë

Numrin e madh të veteranëve nuk e sheh problem për buxhetin e shtetit kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai në një intervistë për “Zëri” flet për listat e veteranëve, për të cilat thotë se nuk janë fryrë nga komandantët apo organizatat e dala nga lufta, por nga vetë Qeveria.

Gucati  thekson se ishin pikërisht qeveritarët, pa specifikuar me emra, që sollën mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati thotë se nuk e dinë se ku kanë qenë në luftë.

Gucati ka folur edhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Vlerat e Luftës, në mënyrë që vlerat e saj të mbrohen me ligj, që të mos fyhet lufta e UÇK-së dhe jo gjithkush pa fakte të dalë e të flasë në emër të UÇK-së.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Gucati thekson se nuk do të gjendet asnjë fakt se UÇK-ja ka kryer krime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat