Rrahmani: Po angazhohemi për krijimin e një qendre për diagnostikim të kancerit të gjirit

Aktuale

Rrahmani: Po angazhohemi për krijimin e një qendre për diagnostikim të kancerit të gjirit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:58
Foto

( E plotësuar)

Ministria e Shëndetësisë e ka shënuar muajin e vetëdijesimit për kancerin e gjirit që është muaji tetor, ku është thënë se kjo ministri po bënë përpjekje për krijimin e kushteve për parandalimin e kancerit të gjirit.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se edhe në Kosovë, kanceri i gjirit po paraqitet fuqishëm si çdo kund nëpër botë.

Rrahmani: Të krijohen mundësi shtesë për ekzaminim të të gjithë pacientëve

“MSH dhe institucionet shëndetësore po i vazhdojnë aktivitetet e vetëdijesimit institucional dhe qytetarë për format e luftimit të kancerit të gjirit, sëmundje kjo e cila edhe në Kosovë po paraqitet me ashpërsinë e saj si gjithkund nëpër botë. MSH është duke u angazhuar në koordinim të të gjitha aktiviteteve të institucioneve shëndetësore, institucioneve shtetërore dhe iniciativave të ndryshme nga shoqëria civile dhe grupet e ndryshme të qytetarëve në rritjen dhe arritjen e efektit nga aktivitetet e tetorit, respektivisht muajit të luftës kundër kancerit të gjirit. Kemi rekomanduar me shkrim q institucionet shëndetësore të përkujdesen dhe të krijojnë mundësi shtesë për ekzaminime dhe diagnositifkim aty ku ka mundësi ë muajin tetor për ët gjitha gratë e interesuara për mamografi”, tha ai.

Kurse, Suzana Manxhuka nga Bordi Nacional për Kontroll të Gjirit, tha se ky bord po punon që të rris vetëdijesimin e qytetarëve për këtë sëmundje.

Manxhuka: Parandalimi është mënyra më e mirë e shërimit

“Ky bord është në mbështetje të të gjithë pacientëve me kancer dhe meqë është muaji tetor, muaji i vetëdijesimit të gjithë popullatës ndaj kancerit të gjirit dhe në veçanti ne i mbështesim këta pacientë me kancer të gjirit. Ky bord ka bërë një spot me një moto që është skriminimi dhe detektimi i hershëm të gjirit shpëton jetë, kjo është motoja jonë pra parandalimi është mënyra më e mirë e prevencës së zhvillimit të kancerit të gjirit”, tha ajo.

Ministri Rrahmani premtoi se së shpejti do të hapet edhe një qendër shtetërore për diagnostikimin e gjirit në vendin tonë.

Po angazhohemi për krijimin e një qendre për diagnostikim të kancerit të gjirit

Është shënuar muaji i vetëdijesimit të qytetarëve për kancerin e gjirit në Kosovë, ku u tha se Ministria e Shëndetësisë po punon për vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e kancerit të gjirit tek qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se ministria e tij do të angazhohet për krijimin e një qendre për diagnostikim të kancerit të gjirit.

E Suzana Mangjuka dekane e fakultetin e mjekësisë, ka thënë se ka zgjedhur pikërisht muajin tetor që është muaj i vetëdijesimit të popullatës për kancerin e gjirit, për të iu dhënë mbështetje të veçantë pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat