Kryetari i Preshevës thotë se nuk i intereson nëse librat vijnë nga Kosova apo Shqipëria

Aktuale

Kryetari i Preshevës thotë se nuk i intereson nëse librat vijnë nga Kosova apo Shqipëria

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 12:27
Shqpirim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqpirim Arifi ka shprehur se atij si kryetar i Preshevës nuk i intereson aq shumë nëse Kosova ose Shqipëria iu sigurojnë libra atyre por me rëndësi është që ata të kenë libra.

Arifi këto deklarata i ka bërë sot gjatë një ligjërate në kolegjin ISPE.

Kjo deklaratë erdhi si pasojë e vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd i cili ka njoftuar se Shqipëria do t'i dërgojë libra shqip Luginës së Preshevës. Vlen të theksojmë që Kosova duhej t'i dërgonte libra shqip Luginës por në momentin e fundit Serbia ia ka bllokuar këto libra në doganë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat