Zeka: Anton Quni e ka pa listën e atyre që do te likuidoheshin, në mesin e tyre edhe Rugova

Aktuale

Zeka: Anton Quni e ka pa listën e atyre që do te likuidoheshin, në mesin e tyre edhe Rugova

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:15
Zeka: Mirepo une po habitem pse Antoni bashke me disa te tjere nuk po flasin per informacionet qe ata i kane, jo Thaci.

Gazetari Mialim Zeka, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Anton Qunit, i cili tha se presidenti Hashim Thaçi ka informacione për vrasjet e pasluftës.

Ai ka shkruar se është i habitur më Antonin dhe disa të tjerë që nuk flasin për informacionet që ata i kanë, jo Thaçi.

“Unë po habitem pse Antoni bashke me disa te tjere nuk po flasin per informacionet qe ata i kane, jo Thaci. Psh, Antoni, jam shume i bindur qe e din, edhe e ka pa nje liste me emra te atyre te cilet do te likuidoheshin. Ne mesin e tyre ka qene edhe ish presidenti Rugova, po edhe Halil Bicaj. Letra ekziston, edhe ka nenshkrim te nje ish shefit te Shtabit te Pergjitheshem te UCK se”, ka shkruar Zeka./BS/

Ja postimi i plotë:

Nja dy fjale per Anton Cunin dhe do tjere

A ka pas lista per ekzekutime gjate luftes

Ashte ba e po behet zhurme e madhe rreth letrave te Presidentit Thaci, i cili kohe me pare iu drejtu prokuroririse per zbardhjen e vrasjeve gjate, dhe pas luftes.

Anton Cuni, nje luftetare shembullor gjate luftes, i cili ka qene edhe komandant i Njesitit Special te UCK se ne Koshare, bashke me disa deputet tjere, thane qe "Thaci ka informacione shume per keto gjera"?!

Mirepo une po habitem pse Antoni bashke me disa te tjere nuk po flasin per informacionet qe ata i kane, jo Thaci.

Psh, Antoni, jam shume i bindur qe e din, edhe e ka pa nje liste me emra te atyre te cilet do te likuidoheshin. Ne mesin e tyre ka qene edhe ish presidenti Rugova, po edhe Halil Bicaj. Letra ekziston, edhe ka nenshkrim te nje ish shefit te Shtabit te Pergjitheshem te UCK se.

Krejte kete shkrim e bera per nje porosi: Nese nuk keni bythe me fole te verteten, mos shkepni miza veq sa per me fole e me thane dicka. Per dezinformata, shkepje te mizave, per devijime te fakteve, boll ashte punu ne kete drejtim qe 16 vite...

Nuk mundet asnje deputet, asnje person publik me paragjyku dikend, nese nuk ka fakte...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat