"Thaçi ka për detyrë t’i ftohë gjakërat, nëse ka të tillë"

Aktuale

"Thaçi ka për detyrë t’i ftohë gjakërat, nëse ka të tillë"

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 21:36
Hashim Thaçi

Analisti Dardan Gashi ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë disa deklarata pajtuese por sipas tij ai sërish ka vazhduar sërish me kritika.

“E ka për detyrë Thaçi që t’i ftohë gjakërat – nëse ka gjakëra të nxehtë. Nuk ka pas reagim të Ramës se pse është anashkalu Kosova për marrëveshjen e hekurudhave”, ka deklaruar Gashi në emisionin ku është duke u diskutuar për debatin e fundit për deklaratat e kryeministrit Rama në Shqipëri.

Derisa, analisti Petrit Zogaj ka folur për marrëdhëniet e Kosovës e Serbisë, duke diskutuar edhe për rolin e Shqipërisë në këtë mes.

“Ne kemi njëfarë lufte të hapur me Serbinë, i bie sikur ne të bënim një marrëveshje me Greqinë duke anashkaluar Shqipërinë. Vuqiç e kemi dëgjuar në jo pak raste se shqiptarët janë njerëz të besës, por duke iu referuar marrëdhëniet me Shqipërinë duke anashkaluar Kosovën”.

“Ajo çfarë ka bërë në dy marrëveshjet e fundit, për autostradat dhe hekurudhat, por edhe për librat, nuk e kanë sovranizuar Kosovën në raport me Serbinë”.

Ligjëruesi në ISPE, Elvin Blakaj që poashtu është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se “marrëveshjet që i ka bërë Rama me Serbinë janë potencialisht nënshtruese për Kosovën”.

“Kosova për momentin ka një problem me definimin e sovranitetit të vet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat