Fillon Nisma e Integritetit Publik të forcimit te sistemit të drejtësisë

Aktuale

Fillon Nisma e Integritetit Publik të forcimit te sistemit të drejtësisë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 07:08
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, dhe Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, do të flasë me rastin e fillimit të Nismës së Integritetit Publik. 

Kjo ngjarje shënon fillimin e Nismës së Integritetit Publik të programit Forcimi i Sistemit të Drejtësisë (JSSP), i cili ka për qëllim të mobilizojë gjykatësit dhe qytetarët për t’iu përkushtuar kulturës së integritetit, llogaridhënies, efikasitetit, dhe transparencës. 

Ngjarja synon që të përfitojë nga miratimi i kodit të ri të etikës për gjykatësit dhe personelin e gjykatave për t’i dhënë një shtytje përkushtimit të plotë nga ana e gjyqtarëve ndaj respektimit të standardeve më të larta të integritetit gjatë të ushtruarit të detyrave të tyre.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat