Delawie: Të forcohet sistemi i drejtësisë

Aktuale

Delawie: Të forcohet sistemi i drejtësisë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:42
Foto

(E plotësuar) - Ambasada e Amerikës në Kosovë së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës deh Gjykatën Supreme në vendin tonë, e kanë shënuar fillimin e nismës “Për një gjyqësor me integritet”, me qëllim të forcimit të këtij sistemi.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tha se me muaj të tërë po flitet për përforcimin e sistemit gjyqësor në Kosovë dhe shtoi se sot një gjë e tillë po fillon të zbatohet.

Delawie theksoi se integriteti i sistemit gjyqësor nuk mund të paramendohet pa besimin e qytetarëve në këto institucione.

Delawie: Duhet shumë punë për ta rritur besimin në sistem të drejtësisë dhe pak për ta humbur atë

“Ju kujtoj se po flas për përforcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë me muaj dhe sot bashkë po e fillojmë një nismë të re, pra, po zotohemi si Ambasadë Amerikane, ne kur zotohemi, atëherë edhe e mbajmë fjalën dhe ky është një shembull i tillë. Të gjithë ne e kemi hisen tonë të kësaj nisme të re për integritetin publik dhe për të siguruar se transparenca dhe pavarësisë e gjyqësorit duhet të bëhen edhe më të rëndësishme në jetën publike në Kosovë. E vërteta është që çdo gjë që duam të arrijmë në Kosovë, është përfshirë edhe integrimin euroatlantik, rritjen ekonomike, reformën e sistemit të sektorit ët energjisë, varet nga aftësia e Kosovës për ta zhvilluar dhe mbajtur sundimin e ligjit dhe për ta luftuar korrupsionin. Kjo përpjekje as që mund të ekzistoj pa integritetin e plotë të sistemit gjyqësor dhe pa besimin e plotë të qytetarëve të Kosovës në atë sistem. Natyrisht se mund të jetë dià §ka e brishtë, duhen shumë shembuj të transparencës, paanshmërisë e llogaridhënies për ta ndryshuar perceptimin publik e megjithatë duhet shumë pak që ai besim të zbehet”, deklaroi ai.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se KGJK kohë më parë e ka hartuar kodin e saj, i cili mbështetet në parime ndërkombëtare.

Idrizi: Kodi i gjyqtarëve të Kosovës mbështetet në parime ndërkombëtare

“Pavarësia, paanshmëria, barazia, integriteti, profesionalizimi dhe përgjegjësia në punë, si dhe konfidencialieti i gjyqtarëve janë parime ndërkombëtare në të cilat mbështetet ky kod. Në fakt, ky kod mishëron standardet, parimet dhe vlerat që janë të përfshira në parimet e Monte Alorës dhe rekomandimet relevante të KE-së. Kodi i etikës profesionale për gjyqtarë dhe rregullorja për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme janë të parat dokumente të tilla të përpiluara që kanë hyrë në fuqi pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Andaj, duke e marrë parasysh punën shumëvjeçare në reformimin e sistemit të drejtësisë, miratimi i kodit dhe rregullore konsiderohet si e arritur e veçantë në ruajtjen e integritetit të secilit gjyqtar, rrjedhimisht të sistemit gjyqësor”, ka deklaruar Idrizi.

Kurse, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka deklaruar se sot po nisë një kampanjë me rëndësi për integritetin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

Hasani: Duhet të fitojmë besimin e publikut

“Sot nisë një kampanjë e cila do të përqendrohet në rëndësinë e etikës dhe integritetit të sistemit gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit këtu në Kosovë, duhet të fitojmë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë për të siguruar këto informacione që ne i ofrojmë publikut, prandaj, edhe procedurat implementuese do të jenë të dobishme, ndërkohë që publiku duhet të shfrytëzojë këtë. Dëshiroj të theksoj fuqishëm për rëndësinë e informimit të publikut të zgjedhin e procedurat e duhur dhe dallimin në mes të sjelljes ë pahijshme gjyqësore dhe ankesave për performancë sepse sa më shumë të jetë e informuar aq më shumë rritet edhe transparenca”, është shprehur ai.

Në publikimin e kampanjës “Për një gjyqësor me integritet” u theksua nevoja e besimit të qytetarëve të Kosovës në sistem të drejtësisë dhe gjykatat e vendit.

Image

Delawie:S’ka më fjalë, duhen vepra kundër korrupsionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se ka ardhur koha që deklarimet për luftë kundër korrupsionit të kalojnë në vepra.

Delawie këto komente i bëri me rastin e fillimit të nismës ''për një gjyqësor me integritet'', ku u tha se kjo është një tregues se deklaratat për luftim të krimit e korrupsionit po fillojnë të zbatohen.

Kjo ngjarje shënon fillimin e nismës së integritetit publik të programit Forcimi i Sistemit të Drejtësisë (JSSP), i cili ka për qëllim të mobilizojë gjykatësit dhe qytetarët për t’iu përkushtuar kulturës së integritetit, llogaridhënies, efikasitetit, dhe transparencës.

Ngjarja synon që të përfitojë nga miratimi i kodit të ri të etikës për gjykatësit dhe personelin e gjykatave për t’i dhënë një shtytje përkushtimit të plotë nga ana e gjyqtarëve, ndaj respektimit të standardeve më të larta të integritetit gjatë të ushtruarit të detyrave të tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat