‘Shpërthen’ Shpend Ahmeti: Ja pse nuk ka liberalizim të vizave

Aktuale

‘Shpërthen’ Shpend Ahmeti: Ja pse nuk ka liberalizim të vizave

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:38
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës Nuhi Uka është liruar nga akuza për krim të organizuar.

Nuhi Uka, kryetari i ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë, u shpall i pafajshëm sot nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

E lidhje me këtë, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar ja pse nuk ka liberalizim të vizave.

“Mandej mos thuani pse nuk ka liberalizim të vizave. Janë vjetëru akuzat, por paret e fituara nga krimi ende po vlejnë”, ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat