Grabovci&CO, do të rehabilitohen nga Prokuroria?

Aktuale

Grabovci&CO, do të rehabilitohen nga Prokuroria?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 21 tetor 2016 Në ora: 16:33
Adem Grabovci

Sipas analistit Blerim Burjani Prokuroria nuk ka pasur efekt në rastet e zyrtarëve të profilit të lartë.  “Deri më tash nuk ka pasur një efikasitet ky organ veçmas, kur janë në pyetje profili i lartë politik, ky që është, kur dihet se në Kosovë merren me politikë njerëz të dështuar në jetë, në profilin profesional e streha më e mirë është politika, ku edhe biznesi më i leverdishëm në një shtet të varfër siç është Kosova.

Këtu është problemi, askush nuk beson se gjithë ky numër i njerëzve që merren në PDK me punësim pa kritere dhe kundërligjshëm do të akuzohen nga Prokuroria, pra pak ka gjasa”, ka thënë Burjani.

Afera “Pronto 2”,  ka vërtetuar ankesat e shumë qytetarëve të cilët e kanë të vështirë të punësohen në sektorë të ndryshme, ndonëse kanë kryer shkollimin e duhur për fusha përkatëse.   

Në një sondazh të realizuar nga gazeta “Bota sot”, në lidhje me Hetimet e Prokurorisë ndaj deputetit Adem Grabovci, shumica e lexuesve 57.5% e tyre, kanë kanë votuar në opsionin: “Prokuroria do të dështoj ndaj Adem Grabovcit”. 

Në vendin e dytë apo 18.3  e lexuesve besojnë se Prokuroria do të tregohet e pavarur në këtë rast.

Në vendin e tretë, me 13.5% të votave është opsioni se Prokuroria do të justifikohet me vjetërsimin e lëndës.

Ndërkaq, opsioni i fundit dhe më pak i besueshëm nga qytetarët, është  se Prokuroria do ti trembet presionit të Shoqërisë Civile për ta çuar Grabovcin para Prokurorisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat