'Rama kishte të drejtë, e kemi detyrë t’i mbrojmë të drejtat e bashkëkombësve'

Aktuale

'Rama kishte të drejtë, e kemi detyrë t’i mbrojmë të drejtat e bashkëkombësve'

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:09
Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu

Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, mendon se ato që tha dhe bëri kryeministri Edi Rama në Beograd, duhet t’i bëjë çdo lider i rangut të tillë, i cili e ka për detyrë t’i mbroj të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Deklaratat e tij, vijnë pas debateve të ashpra që janë hapur pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Moisiu i tha KosovaPress-it se ato që ka deklaruar kreu i Qeverisë shqiptare nuk krijojnë probleme.

Moisiu: Ne duhet t’i ndalim në mbrojtje njëri tjetrit

 “Sipas asaj që gjykoj unë, ato që i tha Rama në Beograd nuk kanë asgjë dhe asnjë shprehje që të krijojnë probleme. Me sa mbaj mend unë, ai tha dy gjëra kryesore. E para që njohja e pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë e lehtëson, e ndihmon. Dhe e dyta, tha se Trepçën nuk mund ta sjellim në Beograd, Trepça është atje ku është. Unë mendoj që çdo shqiptar e ka për detyrë që të mbrojë të drejtat e bashkëkombësve, të bashkatdhetarëve të tij. Historia jonë, e shqiptarëve, ka qenë shumë e dhimbshme. Ne jemi dëmtuar dhe copëtuar nga të tjerët, ca me dashje ca pa dashje. Por ne të paktën do të bëjmë detyrën tonë. Nuk e arrijmë dot ta ribashkojmë vendin, për arsye që dihen, por disa drejtime mund të kryejmë, si në anën ekonomike, anën politike, anën kulturore. Këto gjëra ne duhet t’i bëjmë. Unë gjykoj që secili, sa herë që krijohet rasti dhe mundësia, duhet tâ ?™i dal në mbrojtje njëri tjetrit”, tha ish presidenti i Shqipërisë.

Moisu tha se edhe ai gjatë vizitave në Beograd, gjatë kohës sa ishte president i Shqipërisë, kishte folur pothuajse të njëjtat gjëra në përmbajtje.

Moisu: Nuk fola si Rama në Beograd, por të njëjtat gjëra i kamë thënë në përmbajtje

“Organizuam një takim në Serbi me të gjithë presidentët e rajonit. Në një konferencë shtypi në fund të takimit unë fola, jo si Rama se është 10 vjet më përpara, por të njëjta gjëra mund të them në përmbajtje”, tha Moisiu .

E sa i përket diskutimeve të ditëve të fundit rreth raporteve Kosovë – Shqipëri, bashkimit apo jo të dy shteteve shqiptare, Alfred Moisiu tha se bashkimi mes dy vendeve bëhet në shumë rrugë. Ndërsa kujton opinionin se bashkimi i duhur ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka ecur si duhet.

Moisu: Bashkimi mund të bëhet në shumë rrugë

 “Bashkimi bëhet në shumë rrugë. Aktualisht bashkimi ekonomik nuk ka ecur ashtu siç duhet, duhet ecur më mirë. Kalon kufirin shikon maunat në radhë të gjata në dy krahët e kufirit. Është një gjë që nuk ia vlen. Edhe dje kur kalova kufirin tre-katër vetura ishin edhe qëndroja aty në posten kufitare, në kohë më tepër se sa duhet. Tani ke Evropën, ke Gjermaninë dhe Francën, që kanë qenë epiqendra të dy luftërave  botërore në shekullin e kaluar, por tash e kalon kufirin e Gjermanisë dhe Francës dhe nuk e merr vesh që e ke kalu. Pse pak gjak është derdh atje, shkatërrime të pakrahasueshme. Politikanët e tyre liderët e tyre  nuk u morën me të kaluarën, por u morën me të ardhmen, me brezat e rinj. Kjo është Evropa. Mund të lëvizësh nga njëri krah në tjetrin, pa e ditur se ku është kufiri. Unë them gjatë takimeve të ndryshme me liderë ballkanas kam biseduar ne ku r thonë të hyjmë në Evropë, në radhë të parë duhet të krijojmë një shëngen të vogël ballkanik, të lëvizim lirshëm. Është arritur njëfarë lirshmërie. Për shembull tani nuk ka nevojë për pasaportë, duhet vetëm letërnjoftimi kjo është një hap i mirë. Unë mendoj që këtu duhet ecur. Nacionalizmat dhe shovinizmat janë penguese. Ato më shumë i vlejnë liderëve kryesor në vende të caktuara, për të ruajtur pushtetin e tyre personal dhe klaneve të tyre”, thotë ai.

Ish presidenti shqiptarë, në deklarim për KosovaPress tha se ka kritika Bashkimin Evropian, i cili po përdor standarde të dyfishta kur është fjala për shqiptarët.

Mosiu: Kam kritika dhe për BE-në, e cila po përdor standarde të dyfishta

“Unë jam kritik ndaj Bashkimit Evropian, për arsye që i di vetë. BE po përdor standarde të dyfishta. Veriun e Mitrovicës po e trajton drejtë, në kuptimin e saj që serbet i gëzojnë të drejtat që i takojnë. Por kur vjen puna tek shqiptarët e Preshevës, as që nuk ndihet. Atëherë pse për serbet e Mitrovicës, duhet ti kenë ato të drejta që i takojnë  dhe të mos bëjë të njëjtën gjë edhe për shqiptarët tanë në Luginë të Preshevës. Pra unë jam i parimit që të drejtat ndërkombëtare duhet të jenë dhe të aplikohen për të gjithë njëlloj. Për çdo popull, për çdo komb kudo që ndodhet. Unë them që sigurisht që në Vjenë në marrëveshje me Ahtisarin janë bërë disa lëshime të dhimbshme. Në fund të fundit kur vjen një debat politik, duhet bëjnë lëshime nga dy krahët. Kjo është zgjidhje, nuk ka zgjidhje tjetër kur arrin në situatat të tilla. Sepse edhe ata që thonà « tani që Kosova është djepi jonë, nuk e marr vesh fare, se mund të jetë djep Kosova për të tjerët. Kjo është një shprehje thjeshtë jo vetëm nacionaliste shoviniste, por është një shprehje që  vjen nga një keqardhje e trashëguar prej kohësh”, tha Moisiu.

E duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, Moisiu kishte kritika për ngjarjet që muajve të fundit kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se edhe mënyra e kundërshtimit të gjërave ka kufirin e vet. Ndërsa pohoi se duhet t’i tregojmë botës se jemi popull i kulturuar dhe nuk zbresim nga mali.

Moisiu: Duhet të tregojmë se jemi të kulturuar, nuk zbresim nga mali

“Kosova ka problemet e veta. Kam kritikuar ngjarjet që kanë ndodhur në parlamentin e Kosovës. Jo që nuk duhet luftuar dhe duhet nguli këmbë për ato gjëra që  dikush i konsideron të drejta dhe nuk duhen shkelur. Kjo është e drejtë e çdo njeriu, e çdo populli e çdo partie. Por ama mënyra si kundërshton ka edhe kufijtë e vet. Në fund të fundit duhet ti tregojmë botës që jemi popull i kulturuar nuk zbresim nga mali...

Jemi vendi që kemi harmoninë fetare të paimagjinueshme në çdo vend të botës. Shpesh herë më ka ndodhur që të takoj liderët e ndryshme thonë se gjithnjë ju kërkoni ju shqiptarët që të hyni në BE. Por çfarë do ti jepni Evropës juve. Zotëri ne i sjellim Evropës një gjë që ju nuk e keni tolerancën fetare”, tha Moisiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat