Hyseni: Shteteve që kanë dyshime për vizat ne s'guxojmë t'ua japim asnjë arsye për zvarritje

Aktuale

Hyseni: Shteteve që kanë dyshime për vizat ne s'guxojmë t'ua japim asnjë arsye për zvarritje

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 23:05
Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skendër Hyseni ka reaguar lidhur me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Hyseni në një status në Facebook ka pranuar se zvarritja e vendimit pozitiv po vije nga mosveprimi i institucioneve, duke kërkuar që të miratohet Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky është postimi i Hysenit në Facebook:

Zvarritja e një vendimi pozitiv për vizat mund të vie vetëm si pasojë e mosveprimit tonë. Është tërsisht e papranueshme dhe e padrejt që vetëm qytetarët e Kosovës të mbahen të izoluar dhe nën regjim vizash. Por është poaq evidente se ngurrimi dhe dilemat rreth kësaj çështje në ndonjë vend të Zonës Schengen janë serioze.

Pra, këtyre vendeve që edhe ashtu kanë dilema rreth heqjes së vizave për Kosovën nuk duhet ofruar asnjë alibi apo pretekst shtesë që të do të shkaktonte zvarritje shtesë, deri në ndonjë vendim kundër.  Mungesa e veprimit është e pajustifikueshme! S.H.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat