FSK zhvillon ushtrimin fushor “Shqiponja 5”

Aktuale

FSK zhvillon ushtrimin fushor “Shqiponja 5”

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 07:44
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga do të realizojë ushtrimin fushor “Shqiponja 5”.

Stërvitja e përgjithshme “Shqiponja 5” është planifikuar  deri në detaje  nga grupet planifikuese të FSK-së të mbështetura  nga ekspertë të fushave të  ndryshme  nga Garda Kombëtare e shtetit Ajova të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës (SHBA) dhe do të realizohet në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë civile vendore për reagim ndaj emergjencave.

Trupat e njësive të FSK-së do të jenë në lëvizje në të gjithë vendin gjatë 24 orëve, me qëllim ushtrimi, ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin  lëvizje më të theksuara në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut  dhe Hanit të Elezit.

Qëllimi i ushtrimit fushor është trajnimi i liderëve dhe njësive për detyrat kolektive, me qëllim të  ngritjes së nivelit reargues të kapaciteteve operacionale, testimi i kapaciteteve ekzistuese nga njësitë e nivelit taktik dhe operacional dhe testimi i ndërveprueshmërisë me institucionet  tjera vendore  të sigurisë e gjithashtu edhe verifikimi i arritjeve të deritashme si  dhe  mbajtja e nivelit të gatishmërisë për reagim në rast të fatkeqësive, etj.

“Shqiponja 5” është ushtrimi fushor i përgjithshëm i FSK-së, i cili mbahet çdo vit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e ku marrin pjesë të gjitha njësitë taktike dhe operacionale të FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat