Apostolova: Çështja e demarkacionit u politizua, ishte më shumë problem teknik

Aktuale

Apostolova: Çështja e demarkacionit u politizua, ishte më shumë problem teknik

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 10:41
Nataliya Apostolova

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë mbajtjes së Seminarit të 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë ka theksuar se nuk janë kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne nuk jemi kundër demarkacionit, por jemi për një version tjetër të demarkacionit. Në mënyrë që mos të shkelet integriteti as i Malit të Zi as i Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa shefja e BE-së në Kosova, Nataliya Apostolova ka theksuar se “Ne kemi folur për çështjen e demarkacionit por përsëri ju sigurojë se BE-ja nuk po shpik gjithnjë e më shumë kushte që të mbajë larg Kosovën nga BE-ja”.

Sipas saj “BE-ja në procesin e zgjerimit kalon dhe ka kaluar në shumë rrugëtime të hidhura dhe rrjedhimisht ka edhe mësime. Ndërsa ne kemi pasur probleme me çështjen e demarkacionit dhe zgjerimi i vendeve kandidate është vënë në kushtëzim për zgjidhje”, ka thënë Apostolova.

Sipas saj “Demarkacioni nuk është problem i vështirë, është më shumë problem teknik e që mund të zgjidhet në mënyrë të lehtë por fatkeqësisht ky problem është politizuar dhe ky proces tani shihet si proces për liberalizimin e vizave”.

Kurse gjithashtu sipas Apostolovas, shtegu për integrime në BE, është shumë i rëndësishëm por që është një proces tejet i gjatë, e që vendit si Bullgaria i është dashur shtatë vite për t’u përcaktuar pikët kryesore që vendi duhet t’i kishte të përcaktuara nga Këshillit i BE-së.

“Prioritetet përcaktohen nga vendi në vend. Dhe në Kosovë është ndërtimi i institucione të fuqishme të shëndoshë, dhe të garantohet që të drejtat e qytetarëve do të mbrohen, dhe do të punohet edhe në formate shumë sektoriale dh teknike si p.sh do të kemi një komuniteti për çështje të energjisë dhe të bëhet ballafaqimi me sistemin e energjisë. BE-ja është institucion që do të qëndrojnë palëkundur afër institucioneve të Kosovës që të gjendet zgjedhja më e mirë. Ne në BE jemi avokatët më të mirë tuaj, ne përmes vendeve tona anëtare do të vazhdojmë të promovojmë dhe të flasim në favor të rastit tuaj”, ka përfunduar Apostolova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat