NATO ia gabon emrin kryeministrit Mustafa

Aktuale

NATO ia gabon emrin kryeministrit Mustafa

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:10
Isa Mustafa

Seminari i 93 me radhë Rose Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për herë të parë po mbahet në Kosovë.

Për këtë ka shkruar edhe faqja zyrtare e  Asamblesë Parlamentare të NATO-s, por në këtë shkrim ka rrjedhur një gabim jo i vogël.

NATO i ka gabuar emrin Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Në Nato-pa.int kur shpjegohet se kush do të marrë fjalën në këtë samit thuhet se të pranishmëve do t’u adresohet edhe “Kryeministri i Kosovës, Iva Mustafa”, në vend se të shkruhet Isa Mustafa.

Edhe pse “V” në vend të “S” më shumë ka gjasë të ketë rrjedhur si gabim teknik e jo nga mosnjohja e emrit të shefit të ekzekutivit kosovar.

Gjithsesi, në këtë seminar treditorë me fokus të veçantë do të flitet për perspektiven e Kosovës në lidhje me Unionin Europian dhe NATO-n.

Do të flitet edhe për progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd ku pritej të fliste edhe Shefi i ekipit negociator serb në Bruksel, Marko Gjuriq, por ai nuk ka ardhur në Kosovë. Ligjvënësit e NATO-s do të flasin po ashtu për situatën, politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Prishtinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat