Zogaj - Kadri Veselit: Çka po pret, çoje vendin në zgjedhje?!

Aktuale

Zogaj - Kadri Veselit: Çka po pret, çoje vendin në zgjedhje?!

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 14:34
Kadri Veseli

Aktivisti i shoqërisë civile dhe drejtori i organizatës FOL Petrit Zogaj,përmes një statusi në rrjetin social “facebook”, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes deklaratës së tij se është normale të shkohet në zjgidhje, e ka pranuar se situata nuk është normale.

Ky është shkrimi i plotë i Zogaj:

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, paska thene Kadri Veseli kryetar i PDK dhe i Kuvendit te Kosoves ne Koha Ditore sot.

E para, Veseli e paska pranu qe situata nuk eshte normale dhe se duhet me ju kthy normalitetit. Pra, ka pranu qe ai vet nuk eshte kryetar normal i Kuvendit te Kosoves. Paska pranu qe Qeveria nuk eshte normale sic po vazhdon. Qe PDK eshte po aq jo normale duke qene brenda kesaj qeverie. Po ashtu, paska thene qe Qeveria ka gabuar ne lidhje me Asociacionin dhe se nuk i kane votat per demarkacionin. Te gjitha keto i ka pranu kryetari i partise me te madhe ne qeveri.

Ceshtja shtrohet keshtu, meqe ky njeri me ndikim, ja thote te gjitha keto qeverise dhe qytetareve, meqe ky njeri e ka shume te qarte qe qeveria qe udhehiqet nga LDK nuk ka kurrefare rezultati ne ekonomi, e padyshime edhe ne politika tjera, qe s’po mundet te marre asnje vendim te rendesishem dhe qe eshte izolu komplet, cka pret qe nuk e rrezojne qeverine dhe te shkohet ne zgjedhje? Meqe jane gjithe keto deshtime qe vet Veseli na i pranon, pse duhet qe ta mbajme nje qeveri te deshtuar? Pse Veseli nuk e ndermerr hapin e pare? Pse nuk pranojne qe te shkojne ne zgjedhje, dicka qe vet po kerkon ne fakt.

LEXO:  Veseli: Kosova s’e meriton të jetë ishull i izoluar në Europë

Derisa Veseli i thote keto gjeta per qeverine e deshtuar, pyetja me e rendesishme qe na vije eshte cfare na thote Isa Mustafa, si kryeminister i qeverise se deshtuar sipas Veselit? A ka ndonje reagim Mustafa per keto deshtimet qe partneri i tij, po ja numeron? Apo ndoshta eshte e shtune sot dhe Mustafa e ka marre pushim?

Thene te drejten, eshte problem me gjete keso lloj koalicionesh qe partite brenda tij kane pikeveshtrime te ndryshme per sukseset e deshimet, por vazhdojne te qeverisine bashke. Dhe e fundit, Isa Mustafes nuk po i ankohet vetem partneri me i madhe i saj, eshte edhe partneri i pakicave qe ka kritika dhe nuk merr pjese ne takime te Qeverise. E megjithate, Isa Mustafa na thote qe eshte kryeminister. Ndoshta edhe eshte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat