Gjuriç ftohet në Prishtinë si drejtor i zyrës për “Kosovë dhe Metohi”, ja arsyeja

Aktuale

Gjuriç ftohet në Prishtinë si drejtor i zyrës për “Kosovë dhe Metohi”, ja arsyeja

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 14:56
Marko Gjuriç

Marko Gjuriç ka qenë i fituar të merrte pjesë në seminarin "Rose Roth" të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kosovë dhe ftesa politikanit serb i është bërë duke iu referuar si “Drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi”, term ky që e përdor vetëm shteti i Serbisë në raport me Kosovën.

Ftesat dhe gjithçka tjetër rreth seminarit përgatiten nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, ndaj media ka pyetur zyrtarë të AP-së rreth këtij lëshimi.

Një zyrtar i lartë i këtij organi të NATO-s ka thënë se arsyeja përse Gjuriçit i janë referuar si “Drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi” nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, pos që i kanë vendosur emërtimin me të cilin Gjuriçit i referohet vetë Beogradi. Madje ai ka treguar se këto emërime kur i kanë përgatitur ftesa i kanë marrë nga vendet përkatëse, në këtë rast nga Qeveria e Serbisë.

Ndërsa, i pyetur se përse Gjuriç refuzoi t’i përgjigjet ftesës për seminarin e NATO-s, ai ka refuzuar të deklarohet duke insistuar se kjo pyetje duhet t’i shtrohet Qeverisë së Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat