Nisma përshëndet propozimin e PDK'së për zgjedhje

Aktuale

Nisma përshëndet propozimin e PDK'së për zgjedhje

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:01
ilustrim

Përplasjet për zgjedhjet e ardhshme në mes të partive qeverisëse të vendit, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, po përcillen me vëmendje nga partitë opozitare të vendit.

Sipas anëtarit të Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, PDK e ka pranuar se ka dështuar për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Ai ka thënë se pret qëndrim të njëjtë edhe nga LDK'ja.

"E kemi thënë edhe më herët që zgjedhjet janë të pashmangshme. PDK e paska pranuar se Asocacionin është gabim, se koalicioni nuk i ka votat e mjaftueshme për demarkacionin, se vendi nuk ka zhvillim ekonomik. Besoj që është e pakuptimtë që të vazhdohet më tej", ka shkruar Hasani në Facebook. 

"Ne presim qëndrim të njëjtë edhe nga LDK-ja. Ata nuk duhet të frikësohen nga qytetari. Na vjen mirë që më në fund edhe vet PDK e paska pranuar se duhet të bëhen ndryshime në qeverisje", ka shtuar ai.

Sipas Hasanit, "është koha e fundit që kjo qeveri të shkojë dhe qytetarët të vendosin për një alternativë më të mirë, që të zgjedhin një qeveri që do të mund të kryente punët e veta dhe të krijonte kushte për një jetë më të mirë për qytetarët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat