BE'ja ushtron presion ndaj Serbisë për kodin telefonik për Kosovën

Aktuale

BE'ja ushtron presion ndaj Serbisë për kodin telefonik për Kosovën

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:46
Ilustrim

Bashkimi Evropian tani ka marrë përgjegjësinë që të bindë Serbinë të zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Bruksel për kodin telefonik shtetëror për Kosovën.

Kështu është shprehur Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e kthyer nga negociatat e fundit që ka zhvilluar në Bruksel.

Ajo ka thënë për Tribuna se përfaqësuesit e BE'së kanë dhënë sinjale për zhbllokim të kodit telefonik të Kosovës.

Sipas saj, me presionin e BE'së, shumë shpejt Kosova do të këtë kodin e saj telefonik, por nuk precizon data.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat