Thaçi: Demarkacioni nuk është çështje tenderësh

Aktuale

Thaçi: Demarkacioni nuk është çështje tenderësh

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:42
Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-stenderësh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk pajtohet me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni për liberalizimin e vizave, sepse edhe vendet e BE-së, ende nuk e kanë të rregulluar çështjen e kufijve. Megjithatë, tha se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është e saktë dhe në interes të dy vendeve.

Presidenti Thaci në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, tha se ka pas debate për dy marrëveshjet asaj me Malin e Zi dhe Asociacionin, duke thënë se çështja e Asociacionit do të lëviz para.

“Çështja e demarkacionit nuk është çështje tenderësh mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe unë besoj që ajo marrëveshje është e drejtë, e saktë dhe është në interes të dy vendeve”, tha Thaçi.

Sipas tij, kjo është një problematik e pa qenë e politikes në Kosovë por edhe përkundër këtyre debateve, Kosova dhe Podgorica kanë raporte të mirë.

“Jam i bindur se me një vetëdijesim më të madh të deputetëve kjo çështje mund të kalojë. Qytetarët e Kosovës më shumë e duan liberalizimin se sa disa çështje të paqen për demarkacionin. Edhe pse unë nuk pajtohem me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni për liberalizimin e vizave, sepse edhe vendet e BE-së, ende nuk e kanë të rregulluar çështjen e kufijve, por na është vu ky kusht dhe besoj që ne duhet ta përmbushim në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, tha ai./

Vonesa e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s që të ofrojë afër vetes vendet e rajonit nuk është vetëm një vakum, por edhe një rrezik për rajonin, BE-në dhe NATO-në, pasi ideologji tjera po përpiqen të ofrohen në rajonin tonë.

Ai në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, ka folur për proceset që ka kaluar Kosova që nga largimi çlirimi i Kosovës dhe deri në ditën e sotme.

“Nuk kemi pasur asnjëherë rast, si Kosovë, si Serbi dhe rajon që në muajt e ardhshëm të vëjmë në binarë të mirë bashkëpunimin. Përmirësimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar edhe në përmirësimin e marrëdhënieve të vendeve të rajonit”, tha ai.

Thaçi shtoi se Kosova  sot është eksportuese e stabilitetit dhe promovuese e dialogut.

“Dëshirojmë dhe po punojmë që vendimi për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës të ketë votën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se është qenësore për rajonin që BE të mos vonohet për integrimin e vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat