Kukan: “Trepça” të zgjidhet në Bruksel

Aktuale

Kukan: “Trepça” të zgjidhet në Bruksel

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:13
Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan beson se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme e cila duhet të adresohet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Ai njëherit tha se shpreson se Serbia së shpejti do të hap kapituj të rinj negociues me BE-në.

Duke folur në një intervistë për mediat serbe  rreth një bisede me zëvendëskryeministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, Kukan deklaroi se zëvendëskryeministri serb ia ka shpejguar qëndrimin e tij, por se është  nevojshme për të dëgjuar qëndrimin e të gjithë partnerëve për të pasur një mendim përfundimtar.

“Sepse unë nuk do të kisha dalë me konkluzione përfundimtare, por kjo është një çështje e rëndësishme. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat