Korrupsioni, krimi i organizuar dhe dhuna, izolojnë Kosovën

Aktuale

Korrupsioni, krimi i organizuar dhe dhuna, izolojnë Kosovën

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 24 tetor 2016 Në ora: 16:49
ilustrim

“Vlerësoj se ky raport nuk do të nxjerrë Kosovën në një rezultat të mirë, pasi nuk ka pasur një komunikim të mirëfilltë në Kuvend, opozita ka bllokuar mbajtjen e seancave, duke përdorur gazin lotsjellës, janë organizuar shumë protesta, disa nga të cilat kanë eskaluar. Në këtë frymë është zgjedhur edhe presidenti i vendit, i cili nuk respektohet dhe njihet nga opozita.  Lufta kundër terrorizmit dhe plotësimi i kritereve teknike për liberalizim të vizave do të jenë pikat pozitive të këtij raporti”, ka thënë Dorajet Imeri

Më 27 tetor 2015, Kosova me Unionin Evropian nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, marrëveshje kjo e njohur si MSA. Kjo konsiderohet si e arritura më e madhe  e Kosovës në rrugën drejt një të ardhmeje evropiane. MSA-ja përbën marrëdhënien e parë kontraktuale në mes Kosovës dhe Unionit Evropian. Në fakt, MSA-ja paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse për dialog politik më të afërt dhe për marrëdhënie ekonomike në mes Kosovës dhe UE-së. 

Në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, raport ky që mbulon periudhën nga tetori i vitit 2014  deri në shtator 2015, ishte raportuar se vendi ynë ka dëshmuar përkushtimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dukenënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme. Po ashtu, sa i përket çështjeve të brendshme të Kosovës, thuhet në raport se janë marrë vendime të rëndësishme që i hapin rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara gjë që, në muajin gusht, Kuvendi i Kosovës votoi në favor të amendamenteve kushtetuese për themelimin e tyre. Po ashtu, në raport thuhej se Qeveria e re, e dalë nga bllokada politike e cila pasoi zgjedhjet e qershorit të vitit 2014, ka theksuar zotimin e saj për përmbushjen e të gjitha kërkesave për liberalizimin e vizave. 

Ky raport kishte përfshirë edhe polarizimet në mes të pozitës dhe opozitës, ku ceket se pjesëtarë të opozitës kanë qenë të përfshirë në incidente të dhunshme kundër Qeverisë, duke e kritikuar këtë të fundit për vendimin e saj të marrë së fundi për Dhomat e Specializuara, për dialogun me Beogradin dhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat