Haxhiu: Imet Rrahmani qeshet me vuajtjet dhe fatkeqësitë e fëmijëve

Aktuale

Haxhiu: Imet Rrahmani qeshet me vuajtjet dhe fatkeqësitë e fëmijëve

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:16
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes statusit të publikuar në rrjetin social Facebook, ka reaguar për promovimin e librit kushtuar fëmijëve me sëmundje malinje.

Duke iu referuar Ministrit Imet Rrahmani, i cili shihet i buzëqeshur kur kanë bërë edhe fotografitë gjatë promovimit, Deputeti Haxhiu i bëri dhe një pyetje duke i thënë ‘’a po të qeshet o minister!’’.

Për më shumë lexoni statusin e plotë të Bekim Haxhiut publikuar në rrjetin social Facebook.

‘’Apo të qeshet, o minister!

Në promovimin e librit kushtuar fëmijëve me sëmundje malinje që trajtohen në QKUK, ministri Imet Rrahmani shihet i buzëqeshur në foto gjatë promovimit.

Ministrit po i qeshet me vuajtjet dhe fatkeqësinë që përjetojnë këta fëmijë çdo ditë.

Ministrit po i qeshet kur dhjetra femijë presin shërim nga sëmundje të rënda malinje dhe Ministria që ai udhëheq nuk bënë asgjë për ta. Atij po i qeshet kur në sheshet e Kosovës dhjetëra qytetarë kërkojnë ndihma për shërimin e fëmijëve të tyre.

Ministër vetëdijësohu për realitetin që të rrethon.’’ ka përfunduar Haxhiu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat