Vëllai i Sylejman Selimit: Jemi me ty, se ‘shokët’ e ‘idealit’ ta kthyen shpinën

Aktuale

Vëllai i Sylejman Selimit: Jemi me ty, se ‘shokët’ e ‘idealit’ ta kthyen shpinën

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 23:07
Sylejman Selimi

Vëllai i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të tij, me një mbishkrim emocionues e thumbues.

Fidan Selimi i ka goditur shokët e vëllait të tij, të cilët ai i ka akuzuar se ia kanë kthyer Sylejman Selimit shpinën.

“Jemi me ty vëlla, se “shokët” e “idealit” ta kthyen shpinën ashtu siç ta kthyen edhe në luftë.., Ky është një grusht qe s’na rr’zon veç çka na forcon”, ka shkruar Fidan Selimi.

Image

Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot i ka ulur Sylejman Selimit dënimi prej 8 vjetëve në 7 vjet burgim në rastin "Drenica 2".

Selimi është dënuar edhe me 6 vjet burg më 2015 në rastin “Drenica 1".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat