Vetëvendosje: Policia po na përgjon, ndaloi furgonin tonë

Aktuale

Vetëvendosje: Policia po na përgjon, ndaloi furgonin tonë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:22
Furgoni

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate bën të ditur se sot Policia e Kosovës ka ndaluar furgonin e kësaj Lëvizje, i cili bartte zërimin për aksionin simbolik që do të mbahet në komunën e Pejës.

“Patrulla e cila ndaloi furgonin, ka përcjellë atë nga Prishtina, ndërsa ndalimin e ka bërë me arsyetimin se kanë urdhër nga lart që të ndalohet automjeti me këto targa”, thuhet në komunikatën e VV-së.

 “Siç edhe po shihet, Policia e cila është shndërruar në instrument të klanit ‘Pronto’, po përgjon dhe po përcjell çdo aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje, ngjashëm siç veprohet nga regjimet autoritare me subjektet opozitare. Në vend që të luftojë strukturat paralele dhe grupacionet e tjera kriminale, kjo polici merr urdhër që të ndjekë automjetet e Vetëvendosjes”, thuhet në njoftim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron këtë akt të papranueshëm dhe kundërshton të gjitha këto taktika policore, që janë karakteristikë e shteteve autoritare.

“Me këto veprime, asesi nuk do të ndalet angazhimi ynë i përditshëm për çlirimin e shtetit dhe për ndërtimin e një Republike demokratike të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat