Berisha: Thaçi për të shpëtuar veten la në burg Selimin, Lushtakun dhe Dermakun

Aktuale

Berisha: Thaçi për të shpëtuar veten la në burg Selimin, Lushtakun dhe Dermakun

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 14:58
Zafir Berisha

Deputeti i NISMA, Zafir Berisha ka thënë se në vazhdën e eliminimit nga jeta publike, Hashim Thaçi, për të shpëtuar veten, la përfundimisht në burg Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Fadil Demakun, luftëtarë këta të dëshmuar të UÇK-së nga ish Zona Operative e Drenicës.

“Duke qenë në krye të ekzekutivit për shumë vite dhe duke mos bërë asgjë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, Hashimi i Burojës për interesa të ngushta meskine është vënë në shërbim të atyre politikave të cilat me çdo kusht tentojnë ta barazojnë luftën për liri të UÇK-së dhe qytetarëve të saj me luftën okupuese dhe gjenocidale të Serbisë.”

“Dënimi i luftëtarëve nga Drenica mund të jetë vazhdimësi e planeve djallëzore të Hashimit dhe “lakejve” të tij që e sollën Kosovën deri në atë gjendje, me qëllim që të formojnë gjykatë ndërkomtare të veçantë për të gjykuar përpjekjen shekullore për liri të shqiptarëve”, ka shkruar Berisha në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat