Lekaj: Ja pse Ramush Haradinaj e lëshoi takimin për Demarkacionin!

Aktuale

Lekaj: Ja pse Ramush Haradinaj e lëshoi takimin për Demarkacionin!

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:54
Ramush Haradinaj

Është shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ai i cili ka treguar arsyen pse shefi i tij, Ramush Haradinaj kishte lëshuar takimin ndërmjet pozitës e opozitës, me ndërmjetësimin e ambasadorëve, për çështjen e Demarkacionit.

 Sipas Lekajt, arsye për këtë gjest të kreut të AAK-së, është kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

“Zoti Mustafa është bërë i padurushëm, jo vetëm për liderët por edhe për qytetarët, për qëndrimet e tij kundër interesit të vendit”, ka theksuar Lekaj.

Ai në lidhje me këtë tha se lideri i partisë Ramush Haradinaj tashme e ka dhënë përgjigjen e tij.

“Jemi të pa kompromis derisa nuk rishikohet procesi i demarkacionit”, ka thënë Pal Lekaj.

Ai po ashtu tha se tashmë të gjithë janë të vetëdijshëm se ky proces është gabim nga fillimi gjerë në fund, dhe shkon në dëm të territorit të vendit tonë.

Lekaj tha se çdo insistim i qeverisë që procesohet me të njëjtin version vetëm sa të përshkallëzohet situata politike në vend, e kjo më së paku i duhet Kosovës.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua një takim ndërmjet pozitës e opozitës, nën ndërmjetësimin e ambasadorëve për çështjen e demarkacionit, por që përfundoj pa rezultat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat