Kushtetuesja refuzon kërkesat e Listës Serbe për Ligjin për Trepçën dhe Investimet Strategjike

Aktuale

Kushtetuesja refuzon kërkesat e Listës Serbe për Ligjin për Trepçën dhe Investimet Strategjike

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:55
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të papranueshme kërkesat e Listës Serbe, e cila pretendonte se me miratimin e Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për Investime Strategjikenga ana e Kuvendit të Kosovës, nuk janë përfillur procedurat ligjore e Kushtetuese.

Pas arsyetimit të dhënë për të dyja rastet veç e veç, Gjykata Kushtetuese konfirmon se i deklaron kërkesat të papranueshme.

Të dy këto kërkesa refuzohen, duke i hapur kështu rrugën Presidentit të Kosovës që t’i nënshkruaj ligjet dhe ato të botohen në Gazetën Zyrtare, me çka edhe do të hyjnë në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat