Ndalohet xhirimi i seancës së Limajt për shkak të dëshmitarit

Aktuale

Ndalohet xhirimi i seancës së Limajt për shkak të dëshmitarit

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 19:37
Fatmir Limaj

Gjyqtarja e EULEX-it Maria Tuma mbylli pjesërisht për publikun seancën e sotme të gjykimit ku Fatmir Limaj akuzohet për keqpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Tuma ndaloi xhirimin e seancës së Limajt dhe të tjerëve, pasi dëshmitari i sotëm tha se nuk ndihet mirë para kamerave.

Në gjykimin ku Limaj akuzohet për periudhën kur ishte ministër i ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit, është duke dëshmuar djali i biznesmenit tani të ndjerë Mehmet Shkodra.

Limaj akuzohet mes tjerash edhe për disa mesazhe të telefonike të shkëmbyera me ish-biznesmenin në lidhje me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat