Gjukanoviq: Me arrestimet në Serbi u dëshmua manipulimi i zgjedhjeve

Aktuale

Gjukanoviq: Me arrestimet në Serbi u dëshmua manipulimi i zgjedhjeve

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 20:06
Milo Gjukanoviq

Pas arrestimit të disa personave në Serbi, si të dyshuar për përfshirje në përgatitjen e sulmeve ndaj institucioneve në Mal të Zi dhe më qellim të manipulimit të zgjedhjeve, sot kryeministri i malazez, Milo Gjukanoviq ka thënë se me arrestimet në Serbi u dëshmua ajo që kemi deklaruar, për ndërhyrje në zgjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve.

"Nuk ka dyshim, hetimit që janë kryer në territorin e Serbisë, kanë konfirmuar gjithçka që kemi thënë gjatë fushatës zgjedhore, në prag të zgjedhjeve dhe gjatë zgjedhjeve. Kjo do të thotë se ne kemi një përfshirje të fortë të faktorëve të jashtëm, kur është fjala për procesin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi", ka Gjukanoviq.

Ai pohoi se pas arrestimeve në Mal të Zi dhe atyre të djeshme në Serbi, u zbulua një hallkë e lidhjes së krimit mes tyre, por pohoi se deri më tani nuk ka prova të qarta të përfshirjes së strukturave politike në këto aktivitete, .

Dje gjatë një konferencë të jashtëzakonshme, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se janë arrestuar disa persona në Serbi, të cilët ishin të përfshirë në zgjedhjet në Mal të Zi. Ai nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre, por ka thënë se personat që ishin duke u hetuar nga shteti Serb, janë persona tjerë nga ata që janë arrestuar dhe janë në kërkim nga Mali i Zi.

Mediat kanë raportuar se në mesin e të arrestuarve është edhe një gjeneral serb në pension, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat