Ministri Demolli për herë të parë me kamuflazh ushtarak, çka po inskenon FSK!?

Aktuale

Ministri Demolli për herë të parë me kamuflazh ushtarak, çka po inskenon FSK!?

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 21:07
Haki Demolli

Në orët e vona të pas ditës të së sotme, ministri i FSK-së Haki Demolli vizitoi kampin e FSK-së në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, ku janë të vendosur pjesëtarët e FSK-së në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja-5”.

Ministri Demolli është njoftuar nga komandanti i kampit, nënkolonel Mehmet Lladrovci me skenarin e ushtrimit fushor. Kurse komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë kolonel Xhevahir Geci e ka njoftuar ministrin me ecurinë e zhvillimit të ushtrimit fushor, motivin dhe angazhimin e  ushtarëve për të realizuar objektivat e stërvitjes si dhe  kushtet e vendosjes dhe akomodimit.

“Ministri Demolli i ka përgëzuar ushtarët, oficerët e FSK-së për angazhimin e madh në realizimin e detyrave në ushtrim fushor,  po ashtu ai posaçërisht ka falënderuar edhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës,  për kontributin e tyre në përgatitjen, por edhe bashkëpjesëmarrjen praktike në këtë ushtrim fushor, duke ngritur nivelin e rezultateve të stërvitjeve dhe ushtrimit fushor “Shqiponja -5”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e FSK-së.       

Po ashtu më këtë rast ministri  Haki Demolli duke numëruar sukseset e FSK-së falënderoi dhe uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së edhe për rezultatin në stërvitjen e marshimit “Cambrian Patrol” në Vells të Mbretërisë së Bashkuar, ku togu i FSK-së u nderua me medalje të artë, duke na bërë që të ndihemi krenar.                                 

Ministri Demolli me këtë rast ka bashkëbiseduar me ushtarë dhe oficerë për rrjedhat e ushtrimit, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.

Ushtrimi fushor “Shqiponja -5”, mbahet në disa pjesë të Kosovës si në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Ndryshe, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, në këtë ushtrim fushor për herë të parë janë pjesëmarrës aktiv kudo nëpër njësi, krah për krahë me ushtarët dhe oficerët e FSK-së edhe ushtarët e Gardës Kombëtare  të Ajovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat