Ramiz Kelmendi flet pas aderimit në LDK: Absurde të mbetem i pavarur

Aktuale

Ramiz Kelmendi flet pas aderimit në LDK: Absurde të mbetem i pavarur

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 21:28
Ramiz Kelmendi

Lidhja Demokratike e Kosovës, është shtëpia e re deputetit  të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi. Pas braktisjes se PDK-së, Kelmendi pritet të brenda një kohë të shkurtër të marrë postin e zëvendëskryeministrit në qeveri të cilin kohë më parë e ka mbajtur ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

 Kelmendi në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se do të ishte absurde, nëse ai do të zgjidhej në këtë post për të mbetur i pavarur.

“Është një far lloj obligimi politikë dhe funksional. Taman puna ata me ma ofru mu postin zv/kryeministrit, dhe mos me qenë pjesë e LDK-së. Unë nuk mund t’i refuzoj, nëse e sheh politika e tyre brendshme me pas ndonjë funksion politik në LDK,  por nuk kam ndonjë kërkesë qe me qenë pjesë e strukturave të larta të partisë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi e pranon se nuk mund të kushtëzojë kryeministrin e Kosovës, për sa i përket kohës kur duhet t’i ofrohet ky post.

“Pa fole shefi nuk mund të them asgjë. Kur diçka të pëlqen nuk mundesh me i qitë kushte. As nuk mund t’i nxitosh”, ka shtuar Kelmendi.

Ai është optimist se brenda kësaj jave do të zyrtarizohet si zëvendëskryeministër, në të kundërtën sipas tij, kjo punë nuk do të kishte kuptim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat