Thaçi nderon veprimtarin e LDK-së, Mehdi Bardhi

Aktuale

Thaçi nderon veprimtarin e LDK-së, Mehdi Bardhi

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 22:30
Hashim Thaçi Mehdi Bardhi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Drenas. Atje ka shkuar për ta nderuar një veprimtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës me “Urdhrin e Pavarësisë”.

Bëhet fjalë për Mehdi Bardhin, i cili si para ashtu edhe pas luftës ka kontribuar në proceset e shtet-ndërtimit.

Bardhi i ka qëndruar besnik LDK-së edhe në kohën kur Drenasi është shndërruar në bastion të PDK-së.

Ndonëse Presidenca e Kosovës nuk e ka bërë publike vizitën e Thaçit në Drenas, pikërisht në ditën kur ka dhënë dorëheqje kryetari i kësaj komune, Nexhat Demaku, Tribuna, mëson se i pari i shtetit ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Bardhin, me ç’rast e ka falënderuar  për kontributin e tij për pavarësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat