Diplomati Pangallos trondit Greqinë: Jam arvanitas. Periferia e Athinës zotërohej deri vonë, e edhe sot nga arvanitasit

Aktuale

Diplomati Pangallos trondit Greqinë: Jam arvanitas. Periferia e Athinës zotërohej deri vonë, e edhe sot nga arvanitasit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 00:00
Theodhor Pangallos

Ja çfarë ka thënë Theodhor Pangallos, deputet dhe ish-ministër i jashtëm i Greqisë:

“Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.

Nga ana e babait tim Janaq Meleti (Haximeletis) kishte nderin të gjendej në krah të Karaiskaqit si nënkomandant i tij. Për çdo njeri që merr mundin të pyesë do të mësojë shumë histori nga të gjitha fshatrat arvanitase për kapedanët vendorë dhe trimat që luftuan për lirinë e atdheut të tyre

Z Vlahojani në një antologji të vetëm historike ka shkëputur një tregim të shkurtër ku në një mbledhje të Parlamentit në momentin kur gjakrat ishin nxehur, një luftëtar i vjetër i 1821 iu drejtua protagonistëve në gjuhën arvanitase që të pushojë grindja. Dhe ajo pushoi”. (A. Llalla)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat