SBASHK-u i jep ultimatum Qeverisë

Aktuale

SBASHK-u i jep ultimatum Qeverisë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 09:13
SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka caktuar si afat të fundit 9 nëntorin e këtij viti për t’i treguar Qeverisë se durimi i mësimdhënësve është në fund.

Me këtë datë, sipas krerëve të SBASHK-ut, do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Sindikatës, ku do të nxirret edhe vendimi për grevën, prej datës 10 nëntor.
Mësimdhënësit kosovarë kanë dhënë “vijën e kuqe” për Qeverinë e Kosovës. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka caktuar si afat të fundit 9 nëntorin e këtij viti për t’i treguar Qeverisë se durimi i mësimdhënësve është në fund. Me këtë datë sipas krerëve të SBASHK-ut do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Sindikatës ku do të nxirret edhe vendimi për grevën prej datës 10 nëntor.

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës, ka thënë për “Zërin” se dialogu me Qeverinë e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë rezultat dhe se është vendosur që Këshilli Drejtues i SBASHK-ut të mbahet më 9 nëntor.

“Nëse Qeveria deri me këtë datë nuk ulet në tavolinë me Sindikatën për të biseduar rreth mundësive për jetësimin e Ligjit për Njohjen e Kontributit të Mësimdhënësve të Paraluftës, ne më 9 nëntor do të marrim vendim që greva të fillojë më 10 nëntor”. Greva, sipas tij, do të mbahet në të gjitha nivelet e arsimit e jo vetëm në atë parauniversitar.

Jasharaj ka thënë se me mospërmbushjen e kërkesave nga Qeveria janë të pakënaqur dhe administrata e Universitetit të Prishtinës.

Administrata e këtij Universiteti, ai ka bërë të ditur se, nuk i merr pagat bashkë me pjesën stimuluese. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat