Serbët diskutojnë për Fondin e Ballkanit Perëndimor, druajnë se me të do ta njohin Kosovën

Aktuale

Serbët diskutojnë për Fondin e Ballkanit Perëndimor, druajnë se me të do ta njohin Kosovën

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 10:53
Parlamenti serb

Parlamenti serb vazhdon sot punimet për unifikimin e  gjashtë marrëveshjeve  në mesin e të cilave është edhe konfirmimi i marrëveshjes për krijimin e fondit për Ballkanin Perëndimor, me statutin e fondit për Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka mbështetur propozimin e mëparshëm për të ratifikuar marrëveshjen për themelimin e këtij fundit që synon forcimin e lidhjeve dhe nxitjen e integrimit evropian të Shqipërisë, Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë së fundmi se  pjesëmarrja në Fondin për Ballkanin Perëndimor nuk do të thotë njohje e Kosovës.

Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Serbisë dhe asaj Radikale kanë kërkuar në mbledhjen e komisionit në fjalë që tërhiqet nga procedura kjo marrëveshje sepse ata besojnë se është një hap drejt njohjes së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat