‘Sylen e kam takuar shumë herë në beteja, Thaçin asnjëherë’

Aktuale

‘Sylen e kam takuar shumë herë në beteja, Thaçin asnjëherë’

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 tetor 2016 Në ora: 12:25
Hashim Thaçi e Sylejman Selimi

Bashkëshortja e ish  Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, gjatë ditës së djeshme ka hedhur një varg akuzash, në drejtim të Presidentit Thaçi, duke thënë se uron që edhe Thaçi t’i bashkohet Syles në burg, meqë nuk i ishte bashkangjitur në vijat frontale.

"Mallkimi raft edhe mbi juve President, ju vrafshin lotët e fmive tan. Qe nuk nxorët një zë ta mbroni të drejtën, jo te nderhyni në drejtësi, por ti mbroni vlerat. Tash edhe juve ju uroj te ju bashkëngjitkeni Syles, meqë nuk ju bashkëngjitet ne vijat frontale, neper beteja të lara me gjak, dhe u fshehshit skutave aty ku nuk kishte luftime dhe bënit plane për poste mbas lufte se kush qka do të gradohet. Syla asnihere se mendoj ktë. Uroj që të paktën ti bashkohesh tash”, ka shkruar bashkëshortja e Selimit Kimetja.

Edhe Naim Miftari, ish pjesëtar i UÇK-së, ka thënë se e kupton frustrimin e gruas së z. Sylejman Selimi.

“Po e saktë  është ajo  ka deklaron zonja  Selimi dhe e kuptoj frustrimin  e drejt të saj. Un Sylen ''SULLTANIN'' e kam takuar shumë herë në beteja dhe operacione luftarake në shumë vende  të Drenicës dhe Kosovës. Interesant Hashim Thaçin nuk e kam takuar asnjëherë  të vetme në asnjë betejë zakonisht ai vinte para betejave disa dit u fotografohej dhe ikte si lepuri i trembur dhe si rëndom  pas disa ditësh ato pika  u sulmoheshin nga ushtria dhe policia serbe”, ka thënë Miftari.

Sipas tij, sikurse Thaçi ka shumë tjerë që luftën e kanë  përdorur për përfitime personale dhe klanore.

“Kur vjen radhë e dhënies së pergjegjësisë për gabimet dhe krimet e mundshme të luftës presidenti yen këshilluar edhe nga këshilltarët e DGSE shërbimi sekret francez tani  thotë se nuk ka qenë në luftë fare pasi donë t`i ikë përgjegjësisë së vet si lider. E them me plot besim dhe bindje por edhe  fakte se pothuajse asnjë njeri politikan gazetar, delegat  apo  njerëz  të thjesht pacifista të LDK nuk ka mundur të arrestohet apo edhe  vriten pa dijen dhe urdhrat  e  Hashim Thaçit  me kompaninë e Tiranës gati asnjë. Sa  i përket tradhtisë që nga  marrëveshja  K90 kur  u demobilizua  UÇK  për të ardhur ky në pushtet  vet pa UÇK përveç disa shërbëtorëve pasi lufta presidenti i jon i ka braktisur dhe tradhtuar të gjithë  ushtarët e UÇK dhe i ka shitur të gjithë shokët e  ''luftës'' disa  i ka shitur edhe gjatë  luftës  që  nuk janë  gjallë  sot disa i ka fut në burg e besa edhe disa tjerë tani i dërgon mish për topa në tribunalin  e  Hagës”, është shprehur ai.

Më tej, Miftari ka deklaruar se rasti i konfirmimit të dënimit për grupin Drenica, tregon se gjuetia e shtrigave po vazhdon. 

”Sa  i përket  dënimeve në '' Drenica" (1 dhe 2), ku janë dënuar mbi dhjet  komandant dhe  ushtarë, pjesëtarë dhe funksionarë të lartë të UÇK-së (përfshirë edhe Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së) Syljeman Selimin, me më shumë se 60 vjet burgim, pa pasur asnjë fakt a dëshmi të konfirmuar tregon mirë se  gjuetia  në shtriga vazhdon. Por  mos  harroni ata që ju gëzohen sot  këtyre dënimeve, bëjnë mirë të qajnë  për vdekjen e drejtësisë në Kosovë, sepse herëdokur edhe ata edhe të gjithë  tjerë  do të jemi viktima të gjyqësisë kriminale nga  despoti  Hashim Thaçi  i cili  për të njëjtën temë ndryshe flet me ndërkombëtarët ndryshe flet  me  Serbinë dhe ndryshe fol me neve  popullin e Kosovës”, ka theksuar ai.

Ndryshe, gazeta “Bota sot”, nuk ka marr përgjigje nga Presidenca lidhur me këtë rast, kur është pyetur se si komentohen akuzat e zonjës Kimete Selimi kundrejt Presidentit Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat