Hasani: Arben Gashin s’e pyet kush, PDK e çon vendin kurdo që do, e jo LDK-ja

Aktuale

Hasani: Arben Gashin s’e pyet kush, PDK e çon vendin kurdo që do, e jo LDK-ja

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 15:26
Nait Hasani

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se askush nuk e pyet deputetin e LDK-së, Arben Gashin, për zgjedhjet e reja.

“Vendi në zgjedhje shkon kur të dëshiron PDK-ja, e jo LDK-ja”, tha ndër të tjera Hasani.

“Nuk dua të merrem me këto gjana për të cilat nuk e vet askush Arbenin. Vendin në zgjedhje e qojmë na kur duam e jo Arbeni. Jem parti shumicë dhe ne vendosim për vendin kur me shkuar në zgjedhje. Ndërsa Arbeni dhe LDK- ja do të shkojnë në histori me zgjedhje kurdo që mbahen”, tha Hasani.

Gashi nuk ka kaluar pa u kritikuar as nga deputeti tjetër i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, i cili ka thënë se deklaratat duhet me qenë më racionale, dhe jo të japim deklarata që të pushtojmë mediat.

“Mendojë që deklaratat duhet me qenë më racional në deklarime publike dhe jo vetëm te japim deklarata që te pushtojmë mediat, fundja e fundit janë krerët e partive ata që vendosin dhe ata do të duhej te tregojnë”, tha Aliu.

Ky reagim i deputetëve erdhi pas deklaratës së deputetit LDK-së Arben Gashit, ku kishte thënë se nëse PDK-ja, vendosë të dalë nga koalicioni, rruga e mbarë i qoftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat