Bulliqi tregon se kur vendi do të shkoj në zgjedhje

Aktuale

Bulliqi tregon se kur vendi do të shkoj në zgjedhje

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 17:38
Shpejtim Bulliqi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka theksuar se vendi mund të shkoj në zgjedhje vetëm atëherë kur pajtohen dy partitë në koalicionin qeverisës.

“Sipas mendimit tim atëherë kur të pajtohen për këtë LDK-PDK por nuk duket që kjo çështje në këto momente është prioritet i këtyre dy subjekteve”, ka thënë ai.

Është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ai i cili ka paralajmëruar që vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja. Sipas tij, qeveria Mustafa ka dështuar në shumë aspekte, e sidomos në aspektin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Kjo deklaratë e Veselit ka nxitur reagime të shumta në LDK.

Shumë prej drejtuesve të LDK-së kanë theksuar se janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje të reja, derisa opozita insiston që me çdo kusht të ketë zgjedhje të reja, si e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë në të cilën është futur vendi, pas dështimit të kalimit të Demarkacionit në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat