Delegacioni i Kuvendit të Kosovës është pritur nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit të Çekisë

Aktuale

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës është pritur nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit të Çekisë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 17:57
Delegacioni

Një delegacion i Komisionit për Integrime Evropiane po qëndron për vizitë në Çeki

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht nga Komisioni për Integrime Evropiane, me përbërje: Njomza Emini, kryetare e Komisionit, Valdete Bajrami, zëvendëskryetare e parë, Bislim Zogaj dhe Kujtim Paçaku, anëtarë, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën Çeke. Delegacioni është duke zhvilluar takim pune me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Karel Schwarzenberg.

Në këtë takim, kryetarja Emini dhe anëtarët e tjerë të delegacionit e informuan Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, për punën dhe sfidat Komisionit për Integrime Evropiane në shtyrjen e proceseve të integrimit në kuadër të agjendës evropiane.

Po ashtu, anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ne kuadër të këtij takimi, potencuan rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e vendit tonë liria e lëvizjes, pra përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave. Në funksion të kësaj, u kërkua edhe përkrahja e Pragës zyrtare.

U diskutua, gjithashtu, për intensifikimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar, shkëmbimin e përvojave ne procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe identifikimin e fushave për bashkëpunim, çështjen e migrimit, atë të BREXIT-it dhe politikën e zgjerimit të BE-së, si dhe rolin e Çekisë në këtë proces.

Delegacioni i Kuvendit e ka falënderuar Republikën Çeke për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në proceset integruese dhe ka shprehur interesimin për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit, përmes investimeve çeke në Kosovë dhe shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat