Nuk zgjidhet papunësia përmes marrëveshjes me Gjermaninë

Aktuale

Nuk zgjidhet papunësia përmes marrëveshjes me Gjermaninë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 26 tetor 2016 Në ora: 18:19
Ilustrim

“Në Kosovë janë mbi 300 mijë të papunë, ndërsa çdo vit tregut i shtohen nga 30 mijë punëkërkues të rinj,  ndërkohë që Kosova me këtë ritëm të rritjes ekonomike nuk mund të punësojë mbi 7000 punëtor të rinjë në vit” tregon eksperti Milazim Abazi.

Për ta ulur shkallën e papunësisë, Kosova ka nënshkruar  marrëveshje me Gjermanin, përmes së cilës shtetasit e Kosovës do të kenë mundësi që në mënyrë legale të punësohen në Gjermani.

Sipas analistëve sado që është e mirëseradhur kjo marrëveshje, përsëri në program nuk është e mjaftueshme  për ta zgjidhur problemin e përgjithshëm të papunësisë e as nuk ndikon në zbutjen e papunësisë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale ka thënë se deri më tani janë paraqitur 54 kandidatë që kanë aplikuar që të punësohen në Gjermani dhe kandidatët janë të fushës së infermierisë.

“MPMS-ja në nëntor të vitit të kaluar ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK), Diakonisch Werk Wurttemberg (DWW_DIAGONI) dhe Organizatën Gjermane për Bashkëpinim Ndërkombëtar (GIZ) për mbështetjen dhe përkrahjen e punësimit legal në Gjermani.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, MPMS-ja ka përkrahur 54 kandidatë nga Kosova për t'u arsimuar dhe aftësuar profesionalisht në Gjermani në drejtimin e infermierisë” tregoi MPMS.

Ata nuk kanë treguar më shumë të dhëna për kadidatët mirëpo sipas analistëve kjo marrëveshje është e mirë mirëpo nuk zgjidhë papunësinë në Kosovë.

Sipas ekspertit, Milazim Abazi, marrëveshja  ndihmon të punësohen të papunët dhe e pengon emigrimin e paligjshëm

"Marrëveshja është shumë e mirë sepse nëpërmes saj arrihet të punësohen një numër i caktuar i njerëzve që sot në Kosovë i kemi të papunë.Kjo poashtu do të ndikonte në uljen sado pak të papunësisë dhe do të pengonte emigrimin e paligjshëm të kosoverëve" shprehet Abazi.

 Ai tregoi se në Kosovë janë mbi 300 mijë të papunë ndërsa çdo vit shtohen 30 mijë të rinj të papunë, prandaj sipas tij duke e parë ekonominë e Kosovës ajo nuk mund të punësojë 700mijë punëtorë të rinj.

“Të gjithë tashmë e dijmë që në këto rrethana, Kosova i ka mundësitë shumë të kufizuara për punësimin e njerëzve të rinjë.Në Kosovë janë mbi 300 mijë të papunë, ndërsa çdo vit tregut i shtohen nga 30 mijë punëkërkues të rinjë, ndërkohë që Kosova me këtë ritëm të rritjes ekonomike nuk mund të punësoj mbi 7000 punëtor të rinjë në vit" theksoi Abazi.

Sipas Abazit, këso marrëveshje duhet të bëhen edhe me vendet e tjera të BE-së deri sa Kosova të zhvillojë hapësira për punësim.

"Kosova duhet të angazhohet që marrëveshje të tilla punësimi të arrijë me të gjitha vendet e BE-së që kanë nevojë për krah pune, derisa në Kosovë të krijohen rrethana për një punësim masovik" potencoi ai.

Drejtori i hulumtimeve në Istitutin GAP, Jeton Mehmeti, thotë se kjo marrëveshje është e mirëseardhur mirëpo sipas tij si program nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin e përgjithshëm të papunësisë e as nuk ndikonë në zbutjen e papunësisë.

Sipas tij Kosova duhet të investojë më shumë në politikat e punësimit, duke gjeneruar më shumë vende të punës.

“Megjithëse i mirëseardhur, punësimi sezonal në Gjermani si program nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin e përgjithshëm të papunësisë në Kosovë, e as nuk mund të kontribuojë shumë në zbutjen e papunësisë. Kjo marrë parasysh popullatën e re që ka Kosova, dhe faktin se çdo vit mes 25 mijë deri në 30 mijë persona i shtohen tregut të punës, dhe ky trend do të vazhdojë të paktën edhe për njëzet vitet e ardhshme. Andaj, përpos marrëveshjeve të tilla për punësime sezonale jashtë vendit, Kosova duhet të investojë më shumë në politikat e punësimit, duke gjeneruar më shumë vende të reja të punës, sidomos përmes ndërmarrësisë dhe tërheqjes së investimeve të huaja” shprehet Mehmeti.

Edhe analisti, Leon Duhanaj,  thotë se kjo marrëveshje ka efekte pozitive pasi që të rinjtë e Kosovës nuk shohin asnjë perspektivë në vendin e tyre dhe mund të shkojnë legalisht në Gjermani për të punuar.

“Marrëveshja për importim të fuqisë punëtore midis Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimorë, në kuadër të së cilës përfshihet edhe Kosova, ka efekte pozitive të dyanshme. Së pari për Republikën Federale Gjermane e cila ka një zhvillim të hovshëm ekonomik, e që ka nevojë vazhdimisht për fuqi punëtore. Dhe në anën tjetër vendet e rajonit përkatësisht Kosova e cila ka krizë punësimi, ku me mijera të rinj i shtohën tregur të punës vit pas viti dhe  qe nuk shohin asnjë përspektive në vend prandaj mund të shkojnë legalisht jashtë për të punuar” pohon Duhanaj.

Ai shton se edhe fakultetet duhet t’i përgatiten me kuadro në sektorin e teknologjisë informative në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të jenë më të gatshëm në tregun evropian.

“Është mirë që në fakultetet tona të përkatiten kuadro në sektorin ë teknologjosë informavive në mënyrë që të rinjët tane të jenë të gatshëm për tregun europian të punës” potencoi Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat