Veseli: Gjykata Kushtetuese ka ruajtur objektivitetin e saj

Aktuale

Veseli: Gjykata Kushtetuese ka ruajtur objektivitetin e saj

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 20:37
Kadri Veseli

Në përvjetorin e shtatë të themelimit, drejtuesit e institucioneve vlerësuan lartë rolin e Gjykatës Kushtetuese në ruajtjen e dinjitetit të Republikës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se përmes vendimeve të drejtësisë së saj Gjykata Kushtetuese ka qenë një shtyllë e fuqishme e garantimit të këtyre parimeve themelore.

“Në një klimë shpeshherë të polarizuar, Gjykata ka arritur të ruajë objektivitetin dhe paanësinë në vendimet e saj dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në kredibilitetin e sistemit juridik dhe subjekteve politike brenda institucioneve të shtetit”, tha kryekuvendari.

“Gjykata Kushtetuese sot gëzon respektin e të gjithë qytetarëve, subjekteve politike dhe jopolitike, pa dallim”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat