Lutfi Hazirit: Ne zgjedhje kemi mbajt edhe në 98-tën, nuk tutemi!

Aktuale

Lutfi Hazirit: Ne zgjedhje kemi mbajt edhe në 98-tën, nuk tutemi!

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 20:45
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti ka organizuar zgjedhje edhe në vitin 1998, kur në zona të caktuara të Kosovës ka pasur luftë.

“Këtë e kemi bërë me sugjerimin e partnerëve ndërkombëtarë, mbasi që nga malet filluan me vënë në pikëpyetje legjitimitetin politik të LDK-së dhe presidentit Rugova”, tha Haziri në Rrokum.

“Edhe tash legjitimiteti na mban neve, dhe LDK është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, nuk i tutemi zgjedhjeve në asnjë mënyrë”, ka thënë Haziri.

  Ai po ashtu ka thënë se Demarkacion është punë e Kadri Veselit, Isa Mustafa e ka kryer punën e vet!

“Është detyrë e kryetarit të Kuvendit me strukturat e Kuvendit qe me punu shumë më përmbyllë procesin e Demarkacionit, sepse Isa Mustafa e ka krye punën e vet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat