Deputetët dhe mania e tyre me telefon

Aktuale

Deputetët dhe mania e tyre me telefon

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 12:38
Deputetët në Kuvend

Telefonat e mençur (SmartPhones) me trendin e tyre, duket se u kanë marrë mendjen edhe shumë prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të përzgjedhurit e popullit, në seancën e sotme të jashtëzakonshme me debat për vlerat e luftës së UÇK-së, në shumicën e kohës janë marrë me telefonat e tyre të mençur, që duket se nuk ju kanë kushtuar pak. 

Disa duke shikuar se çfarë po shkruajnë mediat, të tjerë duke klikuar në rrjetet e tyre sociale, dhe disa prej tyre duke kënaqur sytë me fotot nga ambiente jashtë Kuvendit, tregon për interesimin e deputetëve në shumicë për seancat e Kuvendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat