Policia ka arrestuar Mursel Rracin, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Aktuale

Policia ka arrestuar Mursel Rracin, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 12:38
Mursel Rraci, majtas

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rracin.

Rraci, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme anuloi një tenderë që peshon tetë milion euro.

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit, duke mos dhënë shumë detaje.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore lidhur me një rast për keqpërdorim të pozitës  dhe autoritetit zyrtar, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar në rajonin e Prishtinës”, thuhet në një komunikatë për media.

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si pasojë e nxjerrjes se një vendimi të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik.

“I njëjti dyshohet se nuk i ka përfillur vendimet e OSHP-së, duke lënë kështu pezull procedurën tenderuese”, ka njoftuar Policia.

Të dyshuarit i janë caktuar 48 orë ndalim policor.

Insajderi, sjell pas pak detaje të këtij tenderi miltimilionësh. /Insajderi.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat