Momenti i përplasjes së Lushtakut me Konjufcën në Kuvend, shikoni reagimin e Kadri Veselit

Aktuale

Momenti i përplasjes së Lushtakut me Konjufcën në Kuvend, shikoni reagimin e Kadri Veselit

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 22:02
Foto nga Kuvendi

Një moment i pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Nuredin Lushtaku është nervozuar dhe është sulur drejt deputetit Glauk Konjufca që fliste në foltore.

Ky i fundit tentoi të ketë konflikt fizik me Konjufcën kur ai po mbante fjalimin, pasi akuzoi Vetëvendosjen se është vetë ajo që ka deklaruar se ish pjesëtarët e UÇK-së janë kriminelë.

Për këtë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se askujt nuk është duke i interesuar për ushtarët e UÇK-së dhe se reagimet e tilla janë shumë të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat