Miratohet rezoluta për vlerat e UÇK-së, VV propozon një tjetër

Aktuale

Miratohet rezoluta për vlerat e UÇK-së, VV propozon një tjetër

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 07:30
Visar Ymeri

(E plotësuar) - Seanca e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së, ka vazhduar edhe sot me miratimin e rezolutës së punuar nga grupet parlamentare të dy partive në pushtet, si dhe AAK-së dhe Nismës për Kosovën, por jo edhe me përkrahjen ne Lëvizjes Vetëvendosje. Këta të fundit patën një rezolutë tjetër e cila nuk është hedhur në votim me arsyetimin se duhet ndërruar Kushtetuta.

Rezuluta morri 61 vota, asnjë kundër dhe 11 abstenime. Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

Pas miratimit të kësaj rezolute, kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka propozuar një rezolutë tjetër, të cilën kryetari Veseli tha se do t’i mundësohet votimi edhe i kësaj rezolute.

Konjufca: UÇK të futet në Kushtetutë

’Pika e parë, Ushtria çlirimtare e Kosovës të futet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mbrohet si vlerë. Pika e dytë: Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk pajtohet me dënimin e ushtarëve të UÇK-së nga proceset gjygjësore të EULEX-it , kryesisht me prova të fabrikuara nga Serbia. Pika e tretë: Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e njeh autoritetin e EULEX-it, për ta gjykuar UÇK-në. Pika e katërt: Të shfuqizohen nenet e Gjykatës Speciale të miratuara me 3 gusht të vitit 2015 në këtë kuvend të republikës së Kosovës , mendojmë se po të votohej kjo rezolutë do të ishte garancia më e mirë, qysh mbrohet lufta e UÇK-së  dhe UÇK-ja si vlerë”, ka thënë Konjufca.

Kjo rezolutë nuk është përkrahur nga PDK dhe LDK, por u pëlqyer nga AAK dhe Nisma.

Kadri Veseli pasi e kuptojë se me këtë rezolutë duhet ndryshuar Kushtetuta, tha se deputetët nuk po e përkrahin.

Veseli: Nuk e qes në votim

“Nëse e keni me seriozitet do marrim masa për ndërrimin e kushtetutës me dy të tretat e votave, edhe unë jam kurioz me e pa se sa e keni për mos me blloku këtë rezolutën tjetër. Ju e dini shumë mirë se kjo kalon në dy të tretat e votave për ampulë kushtetutë duhet me dy të tretat e votave. Ekstra patriotizëm vetëm mos me votu , po ua  jap fjalën unë kom me vu pikë rendi të ditës. Propozimi juaj, pika i parë është e shkëlqyeshme nëse e doni aq shumë UÇK-në për ampulën e kushtetutës të republikës së Kosovës , po ua jap fjalën pa fillu Partia Demokratike e Kosovës ka me ju përkrahë“, tha ai.

Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri fajësoi Veselin se nuk dëshiron ta ketë UÇK-në në Kushtetutë.

Ymeri: Veseli nuk e do UÇK-në në Kushtetutë

“Dhe në këtë drejtim pra qartazi Kadri Veseli u frikësua që ta votoj këtë rezolutë, sepse janë këtu disa ndërkombëtar që shikojnë edhe natyrisht që ky para ndërkombëtarëve e ndërron mendjen në moment. Është e pavërtetë ajo që u tha këtu që me këtë rezolutë duam ta ndërrojmë kushtetutën, kjo rezolutë pati për qëllim që ta shpreh vullnetin e kuvendit për ndryshim të kushtetutës, jo ta zëvendësoj  procedurën për ndryshim të kushtetutës, procedura për ndryshim të kushtetutës është e qartë është e shkruar e zeza në të bardhë. Kuvendi mund ta shpreh vullnetin nëse janë deputetët dakord me votë që të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës që në të, të futet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si vlerë dhe si histori. Kadri Veseli tha se kjo nuk bënë me u futë në kushtetutë edhe pse një numër i deputetëve e shprehën qëndrimin që janë dakord që ta bënin një gjë të tillë”, tha Ymeri.

Veseli tha se Ymeri në këtë drejtim po del më patriot se ai dhe se i rekomandoi që të vazhdojë që UÇK-në të hyjë në Kushtetutë.

Ymeri-Veselit: Pushka top t’u bëftë, institucionet e Kosovës të mbushur me udbashë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Ymeri ka thënë se institucionet e Kosovës janë mbushur me bashkëpunëtor të UDB-së.

Si rast konkret ai ka përmendur drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni duke thënë se ai është i biri i një bashkëpunëtori të UDB-së.

Atij i është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Elmi Reçica dukë thënë se Shpend Maxhuni ka qenë ushtar i UÇK-së dhe është treguar drejtor i suksesshëm.

“Po babai i tij ka qenë inspektor por Shpend Maxhuni ka qenë ushtar i UÇK-së. Shpend Maxhuni është treguar drejtor i suksesshëm. Këtë nuk e them unë por e thonë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Reçica.

Deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ka kërkuar që të dijë arsyen se pse dje Visar Ymeri nuk ka dalë të flasë në foltore por Glauk Konjuca.

Duke kërkuar arsyen për këtë Reçica i ka thënë Ymerit nëse ndonjëherë ka dal në demonstrata dhe nëse ka dhënë ndonjë cent për të ndihmuar popullin.

Në mbrojtje të kryetarit të tij i ka dalë ish-kryetari Albin Kurti, ku sipas të cilit se nëse do të dilte Visar Ymeri do të goditej por ajo nuk ka ndodhë pasi që ka qenë Glauk Konjufca.

Kurti dëshiroi të dijë se çka ka dashur të thotë me fjalën “mos i futni deputetët në zjarr” si dhe nga Veseli çka ka dashur të thotë se “do të vetëvriten”.

Image

Ymeri-Veselit: Pushka top t’u bëftë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Kadri Veseli ka kërcënuar mbrëmë deputetët e Vetëvendosjes, por ai dhe gjithë të tjerët duhet ta dinë se ata nuk ia kanë frikën dhe nuk u bëjnë punë kërcënimet.

Sipas Ymerit, Veseli i ka kërcënuar deputetët duke iu thënë se lutet të mos vetëvriten.

“Nuk ishte kjo diçka në afekt, ishte me paramendim, çfarë vetëvrasje, si Dino Aasanaj, a është kjo vetëvrasja që e proklamove dje. Nëse kish pas gjykata, ky do të ishte duke u marrë në pyetje tash dhe jo këtu ulur kinse si kryetar i Kuvendit. Këto mekanizma, këto kërcënime mbase edhe u kanë dhezë diku por me neve nuk mund të vazhdoni kështu, pushka top iu bëftë”, tha Ymeri.

Deputetët miratojnë draft-rezolutën për UÇK-në

Draft rezoluta e cila është përgatitur nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, lidhur me vlerat e luftës së UÇK-së, ka kaluar me 61 për, asnjë kundër dhe 11 abstenime.

Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë tjetër, e cila nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me arsyetimin se me këtë rezolutë duhet të ndërrohet Kushtetuta.

 

Image

Vazhdon seanca e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së

 Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot për të miratuar Rezolutën për vlerat e luftës së UÇK-së.

Seanca e djeshme, e cila filloi në ora 10:00 dhe përfundoi në orët e vona të mbrëmjes, u përshkua me tone përkrahëse ndaj luftës së UÇK-së, kundërshtim të dënimit që u është shqiptuar Grupit të Drenicës dhe luftëtarëve të tjerë dhe me akuza e kundër akuza mes pozitës dhe opozitës.

Në rezolutën e harmonizuar nga Grupet parlamentare, thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

Sot miratohet Rezoluta për vlerat e luftës së UÇK-së

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot për të miratuar Rezolutën për vlerat e luftës së UÇK-së.

Seanca e djeshme, e cila filloi në ora 10:00 dhe përfundoi në orët e vona të mbrëmjes, u përshkua me tone përkrahëse ndaj luftës së UÇK-së, kundërshtim të dënimit që u është shqiptuar Grupit të Drenicës dhe luftëtarëve të tjerë dhe me akuza e kundër akuza mes pozitës dhe opozitës.

Në rezolutën e harmonizuar nga Grupet parlamentare, thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

“Lufta çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës me qëllim të çlirimit të Kosovës, sjelljes së lirisë dhe pavarësie për popullin e Kosovës me karakter mbrojtjen dhe çlirimtare, duke e respektuar, të drejtën dhe standardet më të larta të luftës, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovës, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës e cila mbrohet dhe çmohet nga çdo qytetarë dhe institucion i Republikës së Kosovës. Pjesëtarët e UÇK-së, me sakrificën dhe angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në luftën e çlirimtare të Kosovës ishin faktor vendimtar për sjelljen lirisë, e pavarësisë për popullin e Kosovës dhe në këtë drejtim gëzojnë dhe duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet tekstualisht në rezolutë.

Më tej shkruhet se: “Edhe në rastin e dënimit të grupit Drenica i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve e pushtetit publik dhe sidomos gjykatat që t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe ta shqyrtojë mundësin e arritjes së atij qëllimi me kufizim më të vogël”, thuhet në draft rezolutën që iu është shpërndarë deputetëve”. 

Po ashtu, në rezolutë thuhet se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë të drejtë për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe sikur çdo qytetari u garantohet mbrojtja e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore.

Sipas kësaj rezolute të gjitha institucionet dhe qytetarët e Kosovës duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në pajtim me Kushtetutën e dhe legjislacionin në fuqi për t’i mbrojtur pjesëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët m und t’u nënshtrohen veprimeve diskriminuese, si rrjedhojë e të qenit pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca është mbajtur me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, pas dënimit që u është dhënë luftëtarëve të UÇK-së, të njohur si Grupi i Drenicës.

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, do të vazhdojë seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat